Secondary Adv

11 vende qe duhet ti vizitoni me patjeter ne Shqiperi

Share on Google+

Shqipëria është një nga destinacionet më ekzotike në listën e udhëtimeve charter. Ka magji, histori dhe një traditë të pasur kulturore. Revista suedeze “Gjithçka mbi udhëtimin” ka prezantuar 11 destinacionet turistike në Shqipëri dhe atë çfarë nuk duhet absolutisht të humbasin vizitorët gjatë vizitës në Shqipëri.

Më poshtë do të lexoni 11 gjërat që nuk duhet të humbisni gjatë udhëtimit tuaj në këtë vend, shkruan revista suedeze. Por jo vetëm të huajt mund ti vizitojnë këto vende të magjishme! Nësë ndonjëri prej jush nuk ka shkuar akoma, cfarë prisni më për ta vizituar!

1.Boboshtica

 

Boboshtica afër qytetit të Korçës, ka shumë taverna që shërbejnë ushqimin tradicional ballkanik, Byrek. Këtu mund të gjeni edhe specialitete të tjera shqiptare. Mos u habitni nëse ju shërbejnë, raki të prodhuar në shtëpi!

 

2.Mrizi i Zanave

 

Për të provuar kuzhinën tradicionale shqiptare duhet të vizitoni restorantin Mrizi i Zanave, në jug të Shkodrës. Të gjitha gatimet ofrohen me prodhime vendi. Mishi me salca të ndryshme është specialitet.


3. Kantina Cobo


Nuk mund të humbisni vreshtarinë Cobo. Vreshtaria ofron shijimin e verërave të ndryshme, të shoqëruar me djathë vendi, ullinj dhe domate të freskëta nga baçja e vreshtarisë.


4.Syri Kaltër

 

Bëni një ditë udhëtim në “Syri i Kaltër”, rreth një orë në lindje të Sarandës, në jug të vendit. Burimi i bukur i ujit blu është e lehtë të gjendet me ndihmën e një shoferi taksie, i cili do të ju presë atje pasi të keni notuar në ujin e akullt.

5.Ksamil

 

Ksamili i njohur për ujin e kaltër dhe ishujt e vegjël. Merrni një taksi nga qendra e qytetit, nuk do t’ju kushtojë më shumë se 80 korona.


6. Butrinti


Butrinti është një nga vendet që nuk duhet humbur gjatë vizitës tuaj në Sarandë. Butrinti është në mbrojtje të UNESCO, për ruinat me moshë mbi 3000 mijë vjet. Më të njohurat janë teatri roman dhe basilika bizantine.


7. Kalaja e Lëkurësit

 

Kështjella me pamje paranomike. Nuk ka pamje më të bukur se sa restoranti në Kalanë e Lëkurësit, në Sarandë. Nga ky restorant mund të shikoni ishullin grek të Korfuzit dhe të shijoni ushqimin fantastik dhe të lirë.


8. Xheko-Imperial


Xheko-Imperial është një hotel në qendër të kryeqytetit. Të gjitha dhomat janë të një standardi të lartë dhe restoranti është i njohur për cilësi dhe klas. Shumica e klientëve vizitojnë hotelin për barin dhe tarracën me pamje fantastike të kryeqytetit. Ja vlen ta vizitoni para se të largoheni.

 

9. Dhërmi

 

Plazhe magjike, vizitoni rivierën shqiptare, në Dhërmi dhe shijoni plazhet më të bukura të Shqipërisë.

 

10. Shpella e Piratëve

 

Merrni me qira një varkë dhe vizitoni Shpellën e Piratëve dhe plazhet e tjera private në jug të bregdetit të Dhërmiut.

 

11. Gjirokastra


Nëse jeni të interesuar për historinë, duhet të vizitoni qytetin e gurtë, Gjirokastrën. Qyteti është gjithashtu, vendlindja e diktatorit Enver Hoxha, i cili ishte përgjegjës për izolimin total të vendit nga pjesa tjetër e botës./ATA


Më të lexuarat